Monoksidi i karbonit shuan një familje në Itali, pas prindërve ndërron jetë edhe foshnja 7-muajshe 03/11 11:31
Një alarm për bombë në bordin e një avioni të kompanisë ajrore LOT Polish Airlines ka shkaktuar një situatë emergjente në Poloni, këtë të martë.
Avioni Boeing 737 MAX 8, i cili ishte nisur nga aeroporti Heathrow i Londrës drejt Varshavës, u detyrua të kryente një ulje emergjente në aeroportin Warsaw Modlin, pas informacioneve për praninë e mundshme të një pajisjeje shpërthyese në bord.
Në avion ndodheshin 181 persona, mes tyre pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Sipas raportimeve, avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe u zhvendos në një zonë të posaçme të aeroportit, ku nisi kontrolli nga autoritetet e sigurisë.
Top Channel