Kryeministri Rama në asamblenë e OKB: Veprimi shumëpalësh mund të jetë dëshpërues, por pa të do ishte makth

24/09/2021 22:33

Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për veprimin shumëpalësh duke thënë se mund të jetë i ngadalshëm, por pa të do të ishte makth.

Rama bën thirrjen që të askush të mos humbasë besimin në sistemin shumëpalësh, aq më pak ta braktisë.

Edi Rama: Njerëzit, bashkëqytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, më mirë dhe për nisma më të mira. E ardhmja jonë, e njerëzimit formësohet nga mënyra si bashkëpunojmë në të tashmet. Veprimi shumëpalësh sfidohet por mbizotëron nacionalizmi dhe këto janë mësimet e së shkuarës. Veprimi shumëpalësh mund të jetë i ngadalshëm, ndonjëherë dëshpërues dhe nuk mund të prodhojë rezultate të shpejta, por pa të, pa rregulla e institucione shumëpalëshe do të ishte makth që e njohim mirë. Nuk mund të lejojmë të humbasim besimin në sistemin shumëpalësh, duhet të punojmë për ta reformuar, jo për ta reformuar e jo për ta braktisur.

Ne ndajmë shqetësimet e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në raportin e tij për agjendën e përbashkët dhe mendojmë që të gjitha shtetet e OKB të kontribuojnë për të rritur funksionalitetin e institucionit dhe mekanizmat shumëpalëshe për të bërë një dallim të prekshëm në jetët e njerëzve. Është në këtë frymë që Shqipëria me sukses kryesoi OSBE në 2020 si pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për përpjekjet e saj për të forcuar paqen, të drejtat e njeriut, bashkëpunimin dhe barazinë në zonën e OSBE.

Këshilli ministrial i Tiranës ra dakord për një sërë angazhimesh të reja për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar, për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të parandaluar torturën në rajonin e OSBE.

Ndryshimi i klimës është një përparësi tjetër kyçe në agjendën tonë kombëtare. Nuk na duhen ngjarje të përsëritura për të kuptuar që humbja e vazhdueshme e biodiversitetit dhe shfrytëzimi i paqëndrueshëm dhe degradimi i ekosistemeve po shkaktojnë pasoja të thella e negative për miliona njerëz e po kërcënojnë paqen e sigurinë.

Të bindur për urgjencën, për uljen e çlirimit të gazrave serrë në përputhje me marrëveshjen e Parisit dhe agjendën, në korrik të 2019, Shqipëria qe vendi i parë me strategji për ndryshimin e klimës dhe me plane për veprime konkrete për të ulur çlirimin e gazrave serrë. Një ligj i veçantë për ndryshimin e klimës u miratua në dhjetor 2020. Më tej në mbështetje të objektivave të paktit të gjelbër të BE, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata në nëntor të vitit 2020. Vendet e Ballkanit Perëndimor për paktin e gjelbër dhe për krijimin e tregut të përbashkët rajonal.

Top Channel