Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë.

Policia njofton se një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar.

“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel