Real Madrid me drejtor të ri, Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll
Ronald Koeman më shumë jashtë sesa brenda Barcelonës. Trajneri holandez ka humbur të gjitha kreditet me barazimin e fundit ndaj Cadizit, rezultat që i vë vulën një serie me rezultate të dobëta.
58-vjeçari, i ndëshkuar me karton të kuq në fundin e takimit, u sulmua indirekt nga Sergi Roberto, një veteran i Barcelonës, i cili u aktivizua në pjesën e dytë përballë Cadizit.
I pyetur nëse Barça, siç tha Koeman, ka si synim një vend në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pra të renditet mes katër skuadrave më të mira, Sergi Roberto u përgjigj shkurt:
“Këtu duhet të fitosh LaLigan. Nuk është e mjaftueshme për mua që të përfundoj në një ndër katër vendet e para. Ne jemi Barcelona dhe nuk mund të ketë justifikime. Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe kemi një ekip të aftë për të fituar LaLigan”, – janë fjalët e mesfushorit, që hedhin poshtë pretendimet e holandezit se nuk ka në dispozicion një ekip për të synuar trofenë e kampionit në Spanjë.
Top Channel