Macron në Pallatin Presidencial të Athinës/ Darka zyrtare, aleanca historike Greqi-Francë dhe menuja luksoze me shije tradicionale dhe moderne 25/04 17:23
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu thotë se ambasadorja Kim sot në ora 14:30 është kthyer nga Washingtoni ku ka patur takime me shefat e saj në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë ajo i është drejtuar selisë së PD.
Nuk dihet se çfarë temash janë në diskutim me Bashën por ky takim mund të shihet si një mbështetje për Lulzim Bashën në një kohë kur ai po përballet me sulme të përditshme nga Sali Berisha.
Ambasadorja Kim për herë të fundit në PD ishte në fund të Korrikut nga ku i kërkoi Bashës në mënyrë ultimative lënien e Berishës jashtë grupit parlamentar të PD.
Vijon
Top Channel