Zjarre në Fier dhe Vlorë/ Rrezikuan antenat televizive dhe shkaktuan panik në burgun e Vlorës

24/09/2021 15:17

Një zjarr që ra këtë të premte  në pyllin me pisha, ne fshatin Peshtan të Fierit po rrezikojnë antenat e telekomunikacionit në kodrat e Likovunit.

Flaket nisën në  ullishta dhe me pas janë përhapur në pyllin me pisha. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit  ndërsa era po shton flakët me shpejtësi.

Alarm nga zjarri pati dhe në burgun e Vlorës, i cili u rrethua  nga tymi që dilte nga një banesë e cila kishte marrë flakë në afërsi të tij. Zjarri dogji në automjet që ishte parkuar pranë gardhit por rreziku u shmang duke lënë të djegura vetëm disa shkurre në zonë.

 

 

Top Channel