“Mark Rutte në Shqipëri më 10 nëntor”/ Rama takon homologun holandez: Rikonfirmon mbështetjen për integrimin në BE

24/09/2021 17:02

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, duke rikonfirmuar edhe një herë kështu mbështetjen e Holandës për vendin tonë për nisjen formale të negociatave me Bashkimin Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në facebook.

Rama është takuar me kreun e qeverisë së Holandës në selinë e OKB-së në Neë York, ku ata ndodhen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Top Channel