Fitore minimale me shifrat 2-1 për Heidenheim në javën e 8-të të Bundesligës 2 ndaj Darmstadt të Klaus Gjasulës, mesfushorit të kombëtares shqiptare që u aktivizua gjatë gjithë takimit dhe në fund iu afrua golit të 2-2 me një goditje me kokë, por që nuk gjeti kuadratin e portës.

Pasi humbi një penallti me Kleindeinst, Heidenheim zhbllokoi shifrat në minutën e 40-të me Mohr sërish nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë në fillimin e pjesës së dytë miqtë nga Darmstadt barazuan me Tietz.

Golin e fitores vendasit e realizuan në minutën e 83-të me Schimmer që realizoi me kokë. Me këtë fitore Heidenheim u ngjit në vendin e dytë me 15 pikë ndërkohë që Darmstadt mbeti në vendin e 9-të me 10 pikë.

Top Channel