“Luftë kundër korrupsionit, pavarësisht rangut dhe partisë”, Yuri Kim kujton deklaratën e presidentit të Amerikës: Kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej…

24/09/2021 16:57

Ambsadorja Yuri Kim ka folur para mediave pas takimit me kreun e PD, Lulzim Bashën duke i dhënë mesazh të gjithë atyre që tentojnë të vendosin SHBA kundër Shqipërisë. Sipas Kim, kushdo po bën gabim.

Ndër të tjeraa, kujtoi faktin që nuk do të ndalen për të luftuar korrupsionin dhe përmendi faktin se është përfolur se rastet e fundit kanë qenë sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Ajo kujtoi deklaratën e Presidentit të Amerikës në vitin 1920 kur kërkoi që Shqipëria të jetë e fortë teksa e gjithë bota kërkonte që të shuhej.

Yuri Kim: Sa i përket Washingtonit jemi tepër serioz në luftën kundër korrupsionit dhe jemi gati ta sulmojmë pavarësisht se ku ndodhet, rangut apo partisë. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe ofenduese.

Dua t’ia kujtoj çdokujt që me 6 maj 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej, presidenti i Amerikës tha që Shqipëria do vazhdojë të qëndrojë më e fortë. I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është që Shqipëria jo vetëm do vazhdojë, por do jetë më e fortë dhe sovrane.

Atyre të cilët synojnë të vendosin SHBA kundër shtetit shqiptar, do ti them që e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë sa i përket pavarësisë, sovranitetit nuk ka për të ndryshuar, pozita jonë sa i përket PD nuk ka për të ndryshuar. Përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara kemi ende punë për të bërë.

Top Channel