Motra e diktatorit ‘vë veton”: Koreja Veriore, mund të hapet për bisedime

24/09/2021 15:30

Kim Yo-jong, motra e fuqishme e liderit koreano-veriore, Kim Jong-un, deklaroi se Peniani është i gatshëm të rikthejnë bisedimet me Korenë e Jugut, nëse kjo e fundit heq dorë nga “politikat armiqësore”.

Kjo ishte përgjigja e saj ndaj thirrjeve të fundit të Seulit për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane. Konflikti që ndau gadishullin Korean në dy pjesë përfundoi në 1953 me armëpushim por jo me traktat paqeje. Kjo nënkupton se që prej atëherë, të dy shtetet kanë qenë teknikisht në luftë dhe shpesh janë përfshirë në situata tensionuese.

Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, u bëri thirrje dy Koreve dhe aleatëve të tyre, Shteteve të Bashkuara, që përkrahin Korenë e Jugut dhe Kinës, e cila njihet si partnerja më e fuqishme e Koresë Veriore, që t’i japin fund edhe zyrtarisht konfliktit dhe të kthejnë paqen në Gadishull.

Ideja fillimisht ishte hedhur poshtë nga një ministër Korean verior, por përmes një deklarate të papritur Kim Yo-jong e cilësoi atë si te “admirueshme”, edhe pse vend i i saj siç tha, do ta diskutoje propozimin vetëm me disa kushte.

Top Channel