SHBA/ 3.145 humbje jete nga COVID-19 gjatë 24 orëve

24/09/2021 17:28

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 684.367, prej të cilëve 3.145 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,67 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,66 milionë raste të konfirmuara dhe 68.380 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 212,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 182,5 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel