14:20
Vizita e parë zyrtare/ Vjosa Osmani në Lezhë, nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut
Ashtu siç u njoftua ditën e djeshme, Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nga dita e sotme (data 16) deri në 18 dhjetor do të qëndrojë në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare që nga marrja e detyrës.