Vrasja ne Prizren, polici dyshohet të këtë shtënë aksidentalisht në drejtim të vajzës me armën

16/12/2020 14:34

Në shtëpinë  që ndodhet në lagjen “Edit Durham” të Prizrenit, janë gjetur dy trupa të pajetë mbrëmjen e së martës. Viktimat janë kryefamiljari me inicialet S.M, zyrtar në policinë kufitare dhe vajza e tij.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se zyrtari policor me armën zyrtare ka shtënë aksidentalisht në drejtim të vajzës, e më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që i ndjeri po përgatitej për të shkuar në punë. Të pranishëm në vendin e ngjarjes kishin qenë edhe anëtarët e tjerë të familjes, bashkëshortja dhe djali i të ndjerit.

Kryeprokurori i Prokurorisë për Rajonin e Prizrenit, Admir Shala ka treguar se trupat e viktimave 52 dhe 21 vjeçare janë dërguar për autopsi.

Top Channel