Akademiku Fuga me një ‘listë’ këshillash për emigrantët dhe turistët që kthehen në Shqipëri: Ju modernët që vini me biçikleta, kujdes sepse… Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Bledi Cucin si pasardhës të ministrit të dorëhequr të punëve të brendshme Sandër Lleshaj.
“Sot dërgoj për dekretim nga Presidenti thotë kryeministri , Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre bujqësie. Cucin dhe Ekonimin Rama i quan si dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.
Në këto shtatë vite qeverisje nga socialistët, Bledi Cuci do të jetë ministri i katërt pas Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe Sandër Llleshajt që do të drejtojë ministrinë e brendshme.
Me këto dy propozime të reja kryeministri Edi Rama është treguar i kujdesshëm, për të shmangur një përplasje të re me presidentit Ilir Meta i cili e vonoi dekretimin ministër të Sandër Lleshajt dhe refuzoi atë të Gent Cakajt.
Bledi Cuci i propozuar për të drejtuar ministrinë e punëve të brendëshme aktualisht është ministër i bujqësisë.
Ai u bë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.
Që prej Shkurtit 2012, ai mban edhe detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS. Në qeverinë Rama1 prej shtatorit 2013, për tre vjet e gjysmë Bledi Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.
Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale. Zoti Cuci është i dërguar politik i PS në Gjirokastër.
Milva Ekonomi aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë iu bashkua kabinetit qeverisës të kryeministrit Rama si ministre e Ekonomisë në vitin 2016. Në zgjedhjet e 2017 ajo u zgjodh deputete në Durrës. Zonja Ekonomi ka shërbyer edhe si zëvendës ministre e shëndetësisë. Nga viti 1994 deri në 2005 Ka shërbyer si Drejtoreshë e Përgjithshme i Institutit të Statistikave të Shqipërisë.
Top Channel