Protestë kundër ministres Kushi/ Lëvizja për universitetin i kërkon dorëheqjen

16/12/2020 15:20

Daljet mediatike të ministres së arsimit për protestat ‘Drejtësi për Klodianin’ ku kishte kryesisht pjesëmarrjen e të miturve shkaktoi zemërimin  e studentëve të ‘Lëvizjes për Universitetin, që sipas tyre ministrja ka tentuar të nëpërkëmbë frymën e protestës së të rinjve duke i konsideruar subjekte të psikologut.

“Ne ndihemi të fyer për shkak të deklaratave të ministres duke i njollosur protestuesit”, tha njëri nga protestuesit.

Pas deklaratës së aktivistëve që kërkonin dorëheqjen e ministres, të rinjtë e lëvizjes për universitetin gjuajtën me bojë të zezë ministrinë e arsimit në shenjë simbolike.

Ndërsa një ditë më parë ministrja Kushi në një status në Facebook reagoi duke përgënjeshtruar deklaratat qe sipas saj janë keqcituar e shtoi më tej se vlerëson protestat por është kundër dhunës e keqpërdorimit të fëmijëve në to.

Top Channel