Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur sot vizitën zyrtare tre ditore në Shqipëri, teksa është pritur në takim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe më pas do të ketë takime me liderët e tjerë politikë.

Osmani i dorëzoi presidentit Ilir Meta një dhuratë simbolike nga gratë kosovare që kanë qenë viktima të dhunës seksuale në luftë.

Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë. Osmani do të vijojë takimet edhe me krerët e tjerë të shtetit shqiptar, kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.

Axhenda e plotë e vizitës së Osmanit në Shqipëri

Prishtinë, 15 dhjetor 2020 – Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, nga data 16-18 dhjetor do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.

Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, Presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Në orën 15:30, Presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ndërkaq, në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

Kurse, në orën 11:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel