Meta: Çdo ndryshim kufijsh në Ballkan, i tmerrshëm! Nuk ka vend për eksperiment në Ballkan

16/12/2020 18:18

Presidenti Ilir Meta tha se çdo ide për ndryshim kufijsh është i tmerrshëm, ndërsa u pyet në lidhje me deklaratën e tij të hershme se kryeministri Edi Rama ishte ideatori për ndarjen e Kosovës.

“Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm. Siç dha dhe zonja Osmani. Është provuar se është kriminal që sjell gjenocid, shkatërrim, armiqësi, dëme të jashtëzakonshme dhe shpopullim. Me këtë drejtim nuk ka vend më për të ndodhur ndonjë eksperiment në Ballkan.

E vetmja rrugë e përbashkët është integrimi drejt BE, dhe respektimi i pakicave dhe të drejtave të tyre. Ky ka qenë qëndrim i qartë, është dhe do të jetë gjithmonë i imi. Cilido që del në mënyrë publike apo në mënyrë informale jashtë këtyre qëndrimeve, bën një politike që nuk është në shërbim të politikës shqiptare e në interes të politikës kombëtare, Sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve.”, tha Meta.

Top Channel