Britanikët japin alarmin: Rusia mund të përdorë armë kimike

16/12/2020 17:17

Rusia është e aftë të vrasë mijëra vetë me një sulm të dytë me armë kimike në rrugët e Britanisë, paralajmëroi sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Wallace, sipas Daily Telegraph, pohon se sjellja ruse nuk është “brenda normave të mëparshme”, një përfundim ky i përforëcuar edhe nga një aktivitet i shtuar rus në ujërat britanike javët e fundit. Ministri theksoi se megjithëse Mbretëria e Bashkuar shpreson të krijojë një marrëdhënie sa më të mirë me Moskën, tensionet u përshkallëzuan pas përdorimit të një agjenti nervor nga spiunë rusë në rrugët britanike dy vjet më parë.

Ish agjenti rus Sergei Skripal, 69 vjeç dhe vajza e tij Yulia u helmuan me Novichok në Salisbury marsin e vitit 2018. Të dy mbijetuan, ndonëse Skripal që ishte burgosur ne Rusi në 2006 sepse i kaloi informacione sekrete shërbimit inteligjent britanik MI6, tani merr frymë përmes një tubi. Por ai sulm i mori jetën nënës së tre fëmijëve, Dawn Sturgess, e cila mendohet se ra në kontakt me agjentin e tmerrshëm nervor Novichok pasi preku një shishe parfumi në një park publik. “Ajo lloj substance, e përdorur ndryshe, mund të vrasë me mijëra njerëz”, tha Wallace.

Komentet e tij erdhën në kohën kur familja e Sturgess po bëhet gati të nisë një proces ligjor kundër Rusisë për vdekjen e britanikes 44 vjecare.

Top Channel