Qeveria ka rishikuar për herë të katërt buxhetin e këtij viti si pasojë e pandemisë covid-19.

Janë një sërë ndërhyrjesh që janë bërë në aktin e fundit normativ. Ndryshime që përfshijnë vetëm rialokime dhe shtesa fondesh.

Më konkretisht, parashikohet një Fondi për bonusin e pensionistëve prej 3.4 mld lekë ku përfitojnë më shumë se 677 mijë pensionistë.

1.4 mld lekë shtesë për Shëndetësinë, kreysisht për paketën e ndihmës ekonomike

4.4 mld lekë shtesë për Infrastrukturën

2.9 mld lekë për sistemin e Ujësjellës Kanalizime

100 mln lekë shtesë për Arsimin.

Nuk ndryshon parametrat fiskale makro-ekonomike. Recesioni mbetet parashikimi -6.1%, ndërsa Borxhi publik i qëndron rishikimit të fundit 80.9%.

Top Channel