Kohët e fundit dëgjojmë gjithmonë e më shumë njerëz, që thonë “unë e kalova Covidin, nuk ka ç’më duhet maska”.

Por çfarë thonë epidemiologët për këtë fenomen?

“Maska është barrierë mbrojtëse, që duhet përdorur si nga ata, që e kanë kaluar Covidin dhe e kanë me dokument faktin që janë negativizuar, ashtu dhe nga ata që nuk e kanë kaluar.  Kjo sepse është barrierë që na mbron nga Covidi dhe gjithë infeksionet që qarkullojnë.  Personat që e kanë kaluar duhet ta mbajnë maskën, pasi ata nuk janë vaksinuar të gjithë ndaj viruseve të tjera dhe gripit.  Maska duhet mbajtur edhe për të ndaluar një riinfektim”, tha Rovena Daja, epidemiologe.

Këto raste janë të pakta, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë. Por është një virus i ri, të cilin nuk e njohim dhe nuk dimë si reagon trupi ynë.

Nga ana tjetër është vendim i qeverisë që maska duhet të përdoret me detyrim nga të gjithë, një vendim ky, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Evropën.

Top Channel