Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër 21/10 22:58
Themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë Biontech , Ugur Sahin dhe Ezlem Tureci , për revistën “Der Spiegel” janë “fituesit e vitit” në Gjermani, falë krijimit të vaksinës së koronavirusit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike Pfizer.
Revista tregon një histori suksesi “Prodhuar në Gjermani” dhe i referohet kohës rekord që i duhej kompanisë së Mainz për të zhvilluar vaksinën që tashmë ka filluar të përdoret në luftën kundër koronavirusit.
Qëllimi tjetër për çiftin e mjekëve të lindur në Turqi: një kurë për kancerin, me përdorimin e mëtejshëm të teknologjisë revolucionare të mARN.
Top Channel