Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 865 raste të reja nga 2889 testet e bëra.

Kjo tregon se 29,9% PCR e testeve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas qyteteve në Shkup u diagnostikuan 330 raste të reja, Prilep 47, Tetovë dhe Manastir 42, Kavadar 38, Ohër 36, Veles 35, Gjevgjeli 33 dhe në qytetet tjera nën 20 e më pakë të prekur.

Ndërkaq, 641 u regjistrua numri i të shëruarve nga kurimi spitalor dhe shtëpiak. Por, numri i të vdekurve mbrëmë ishte 25 pacientë, prej të cilëve 10 në Shkup. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 75.597 prej të cilëve 51.493 janë shëruar, 21.910 janë raste aktive dhe 21.910 kanë nderuar jetë./

Top Channel