SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të kushërinjve Vladi dhe tre shtetasve të çështjes “Toyota Yaris”

16/12/2020 15:30

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas verifikimeve pasurore të kryera për dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris” ka kërkuar konfiskimin e pasurive ndaj gjashtë të hetuarve.

SPAK bën me dije se pas përfundimit të hetimeve kërkohet konfiskimi i pasurive të Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Bëhet fjalë për vlera monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane dhe pasuri të paluajtshme.

Njoftim Mbi kërkesën për konfiskim pasurie
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar verifikimet pasurore për procedimin pasuror Nr.1 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasve Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Në përfundim të verifikimeve pasurore, bazuar në parashikimet e nenit 21 e vijues të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr.70/2017), Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për konfiskimin e pasurive ndaj të hetuarve të mësipërm, si më poshtë :

Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane.
Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë.
Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm neëGjirin e Lalzit, Durres.

Afred Vladi, Elvis Vladi,Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevis Cani dhe Agim Ceka u evidentuan pas kontrolleve në portin e Durrësit si bashkëpunëtorët që sollën në Shqipëri rreth 3.4 milionë euro që në hetim penal u kthye edhe në një kazus politik.

Top Channel