La Liga spanjolle rikthehet sot me derbin interesant ndërmjet Barcelonës dhe Real Sociedadit, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 14-të në ligën spanjolle.

Barcelona ka vetëm 11 xhiro të zhvilluara këtë edicion, ku prej tyre ka arritur të arkëtojë gjithsej 17 pikë, duke u pozicionuar në vendin e tetë në tabelë, me pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje.

Në anën tjetër, skuadra e Real Sociedad gjenden në pozitën e parë në tabelë, me shtatë fitore, pesë barazime dhe një humbje, me gjithsej 26 pikë të plota.

Ndeshja zhvillohet në “Camp Nou” duke filluar nga ora 21:00.

Top Channel