​Hoti për postin e presidentit: S’përjashtohet mundësia e organizimit të zgjedhjeve

16/12/2020 16:27

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai në një konferencë për media pas takimit me Odat ekonomike në Kosovë ka folur rreth një marrëveshje të mundshme me partitë politike për gjetjen e konsensusit rreth kandidatit për të parin e vendit.

“Jemi në përpjekje për të tejkaluar situatën për takim. Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve”, u shpreh Hoti.

Ai ka bërë të ditur se për votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike nuk është bërë asnjë marrëveshje me partitë politike ose grupet parlamentare për votim, përveç asaj që është bërë për amendamentimin e këtij ligji.

Top Channel