Malta shkon në zgjedhje të parakohshme më 30 maj, Kryeministri Abela synon mandat të ri mes krizave ndërkombëtare
Disa pamje të publikuara sot tregojnë një nënë të pashpresë që mban trupin e pajetë të foshnjes së saj në recepsionin e një hoteli me pesë yje, pasi babai pilot britanik linjash ajrore “e rrahu për vdekje”.
Një-vjeçarja tragjike Sophia Barakat, sipas një dëshmitari në gjykatë ishte ‘gjithnjë e buzëqeshur’ ndërsa ditën e tragjedisë kishte marrë ngjyrë ‘blu’ dhe ‘nuk merrte frymë’.
23 vjeçarja Madina Barakat i lutej për ndihmë stafit të hotelit InterContinental Hotel në Almaty, Kazakistan, duke e mbajtur bijën e saj në recepsionin e hotelit, siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, si pjesë e gjyqit për vrasje ndaj bashkëshortit të saj britanik.
Nëna kazake bie në më pas në dysheme dhe ndihmohet nga stafi i hotelit, të cilët thërresin ambulancën.
Madina shihet që vendos beben e saj në një kolltuk të hotelit, para se të shembet përdhe.
Dëshimitë e stafit të hotelit tregojnë se ajo fajëson bashkëshortin, pilotin e linjave Airbus 330, Mohamed Barakat, 41 vjeç, duke thërritur: “Ai vrau fëmijën tim, ai e goditi”.
Piloti deri tani është deklaruar i pafajshëm. Ai tha në gjyq se ka një histori familjare epilepsie dhe se vajza Sophia vdiq gjatë një ‘aksidenti’ në dhomën e hotelit pasi ai pësoi një krizë epilepsie.
Në të tjera pamje të shfaqura në gjykatë, shihet Barakat – i cili përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për vrasje – një ditë më parë duke mbajtur Sophia brenda hotelit bashkë me Madina.
Barakat i tha gjykatësit Bakhytkhan Bakirbayev, se kishte pësuar një krizë epileptike.
“Nuk mbaj mend se çfarë i ndodhi Sophia. Nuk mund të mbaj mend atë që më ndodh gjatë krizave të epilepsisë. Unë nuk do të lëndoja time bijë.’
Por e shoqja sugjeron se ai mbante një qese kanabis në dhomë, edhe pse policia tha se nuk kishte gjetur diçka të tillë.
Recepsionisti hotelit Marzhan Ilyas kujtonte vajzën e vogël britanike para tragjedisë.
“Vajza e tyre ishte gjithmonë e buzëqeshur”, tha ai.
Top Channel