Meta konferencë me Vjosa Osmanin: Të bindur në legjitimitetin e Kosovës. Mbështetje për ish-drejtuesit e Kosovës dhe UÇK

16/12/2020 17:37

Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një konferencë të përbashkët për media me homologen kosovare, Vjosa Osmani u shpreh se Shqipëria është e bindur në legjitimitetin e Kosovës, duke theksuar se sa më parë të jetë anëtare e Europës.

Po ashtu Meta tha se sëbashku me Osmanin vlerësuan mundësitë që e bëjnë edhe më konkret bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa shprehu mbështetjen për ish-drejtuesit e UÇK.

“Kënaqësi që e prita sot Vjosën , për të forcuar më tej marrëdhëniet tona në shërbim të së ardhmes, e falenderoj për sinqeritetin dhe vullnetin për ta forcuar këtë bashkëpunim për çështjet me jetike në rrafshin rajonal dhe më gjerë.

Vlerësuam mundësitë që e bëjnë konkrete marrëdhëniet tona. Vlerësova qëndrimin ndaj udhëheqësve të UÇK për tu përballur me drejtësinë për të konfirmuar drejtësinë e ushtrisë ndaj genocidit serb.

Vlerësova qëndrimin dhe unitetin e shfaqur në këto çaste të rëndësishme por dhe përballimin e sfidave me të cilin përballet Kosova , po ashtu dhe për pandeminë.

Në këtë drejtim ne kemi treguar vullnet për të bashkëpunuar më ngushtë që ta kapërcejmë me një kosto sa më të lehtë. I shpreha falenderimet ne mënyrë të veçantë për atë fluks që vumë re gjatë sezonit veror të pushuesve.

Vullnetin për të forcuar bashkëpunimin për çështjet me jetike për vende, qytetarët, por edhe në rrafshin rajonal dhe më gjerë. Vlerësuam mundësitë që e bëjnë edhe më konkret bashkëpunimin mes dy vendeve veçanërisht mobilizimit të partneritetit strategjik që të jemi një shembull sa i takon standardeve të demokracisë dhe përparimit të integrimit Europian.

Jemi të bindur në legjitimitetin e plotë kombëtar të Kosovës, por edhe për faktin se Kosova sa më parë të jetë anëtare e Europës i shërben rajonit dhe vendeve tona”, tha Meta.

Top Channel