Top Talk: Krahasimi “thumbues” i Kryemadhit. Në Bjellorusi ka protesta se ambasadat nuk ndërhyjnë si në Shqipëri

16/12/2020 18:35
Monika Kryemadhi në Top Talk

Ditën e sotme, e ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Monika Kryemadhi, e cila foli rreth çështjes së protestës, thirrjes së Stresit për Presidentin Meta, për emërimin e Bledi Çuçit, telefonatën me Lulzim Bashën dhe protestat e Bjellorusisë.

Ajo tha se në Bjellorusi, ambasat nuk ndërhyjnë më shumë seç duhet, ka dhe një problem tjetër se populli bjellorus vazhdon akoma të jetojnë në Bjellorusi dhe nuk kanë ikur të gjithë dhe nuk janë shpërngulur në 7 vjet maksimumi kanë ikur mbi 600 mijë shqiptarë dhe ka ngelur popullata më e plakur që po shkon drejt një plakje stratosferike dhe nga ana tjetër që një popull është i varfëruar dhe i dëshpëruar mos pretendoni që të keni një reagim të menjëhershëm, reagimin shqiptarët do ta kenë në një referendum të jashtëzakonshëm me 25 Prill dhe pas protestave mushaja popullore qëndrojnë partitë politike dhe opozitat.

“Sepse ka një gjë tjetër se në Bjellorusi, ambasat edhe nuk ndërhyjnë më shumë seç duhet, ka dhe një problem tjetër se populli bjellorus vazhdon akoma të jetojnë në Bjellorusi dhe nuk kanë ikur të gjithë dhe nuk janë shpërngulur në 7 vjet maksimumi kanë ikur mbi 600 mijë shqiptarë dhe ka ngelur popullata më e plakur që po shkon drejt një plakje stratosferike dhe nga ana tjetër që një popull është i varfëruar dhe i dëshpëruar mos pretendoni që të keni një reagim të menjëhershëm, reagimin shqiptarët do ta kenë në një referendum të jashtëzakonshëm me 25 Prill dhe pas protestave mushaja popullore qëndrojnë partitë politike dhe opozitat, ndërsa protesta përsa i përket në emër të jetës që u bë për vrasjen e Klodian Rashës ishte një protestë e cila në njëfarë mënyre, për mua ishte një ndër protestat më të mira që kanë bërë ndonjëherë të rinjtë shqiptarë edhe pse protestat e opozitës mund të kenë qenë shumë më të mëdha në numër, protesta e të rinjve të Tiranës ishte një protestë e cila buronte nga shpirti dhe kishte një sinqeritet brenda saj. Nuk ishte ndërhyrja e Ambasadës Amerikane, ishte më shumë telefonata e zonjës ambasadore ishte më shumë një qokë që ja bëri Kryeministrit Rama, është Ambasadorja e shtetit Amerikan e cila bashkëpunon me qeverinë Shqiptare. Ambasadorja Amerikane nuk bashkëpunon me opozitën shqiptare se nuk përfaqëson opozitën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ambasadorja Amerikane dhe çdo ambasador përfaqëson qeverinë e vendit të tij. Shtete e Bashkuara të Amerikës bashkëpunojnë me qeveritë dhe bëjnë me çdo qeveri, unë di të them se shqiptarët janë populli më Pro amerikan në rajon dhe në Europë dhe në të gjitha nacionalitet që ka Europa dhe Ballkani, amerikanët nuk kanë për të gjetur kurrë dashuri më të madhe seç kanë gjetur shqiptarët edhe pse nuk është e anasjelltas”, tha Monika.

Top Channel