Lihet në fuqi dënimi për Armando Kocerrin, trafikatit që iu gjet 4 ton drogë e Habilajve në banesë

16/12/2020 14:33
I dënuari Armando Kocerri

Gjykata Apelit la sot në fuqi dënimin për Armando Kocerrin, trafikantit shqiptar që iu gjet 4 ton drogë e Habilajve në banesën e tij në Babicë të Vlorës.

Më 30 tetor të vitit të kaluar, prokuroria shpalli pretencën për të dyshuarin si anëtar të grupit, Armando Kocerrin, i cili punonte si infermier në spitalin e Vlorës.

Për të dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci kërkuan dënimin me 15 vite burgim por që në aplikim të gjykimit të shkurtuar duhet të zbresë në 10 vjet burgim.

Shtëpia e Kocerrit në Babicë të Vlorës është përdorur si magazinë hashashi, sikurse u konstatua edhe pas përgjimeve ndaj Habilajve, kur policia sekuestroi gati katër tonë lëndë narkotike.

Prokurorët thanë se i dyshuari ka ndihmuar grupin kriminal të Habilajve për të trafikuar kanabis drejt Italisë.

Përveç bllokimit të ngarkesës e cila u zbulua në kulmin e hetimeve që po kryheshin ndaj Habilajve, akuza solli si elemente plotësues edhe përgjimet telefonike ku bie në sy shqetësimi i të dyshuarve pasi përreth shtëpisë po lehnin qentë , që siç rezultoi me pas nuk ishin shqetësuar kot pasi banesa ishte rrethuar nga policia.

Top Channel