10 vite burg infermierit trafikant/ Në shtëpinë e Armando Kocerrit në Babicë u gjet 4 ton drogë e Habilajve

30/10/2019 19:40

Në të njëjtën ditë kur procesi ndaj Moisi Habilajt dështoi, prokuroria shpalli pretencën për të dyshuarin si anëtar të grupit, Armando Kocerrin, i cili nga infermier pritet të dënohet si trafikant. Për të dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci kërkuan dënimin me 15 vite burgim por që në aplikim të gjykimit të shkurtuar duhet të zbresë në 10 vjet burgim.

Shtëpia e Kocerrit në Babicë të Vlorës është përdorur  si magazinë  hashashi, sikurse u konstatua edhe pas përgjimeve ndaj Habilajve, kur policia sekuestroi gati katër tonë lëndë narkotike. Në këtë kuptim  thane prokurorët, i dyshuari ka ndihmuar grupin kriminal të Habilajve  për të trafikuar kanabis drejt Italisë.

Perveç bllokimit te ngarkesës e cila u zbulua ne kulmin e hetimeve qe po kryheshin ndaj Habilajve, akuza solli si elemente plotësues edhe përgjimet telefonike ku bie në sy shqetësimi i të dyshuarve pasi përreth shtëpisë po lehnin qentë , që siç rezultoi me pas nuk ishin shqetësuar kot pasi banesa ishte rrethuar nga policia.

Top Channel