​Kroacia regjistron 92 viktima nga koronavirusi, brenda 24 orëve

16/12/2020 13:48

Deri në seksionin e fundit, 3,327 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Kroaci, por numri i të vdekurve është tronditës – 92.

Ministri i Brendshëm Davor Bozinoviç ka njoftuar tashmë masa të reja për të hënën.

“Këtë javë do të specifikojmë disa gjëra, në mënyrë që disa ditë para skadimit të vendimit më 21 dhjetor, do të mund të shpallim se cila do të jetë korniza,” tha Bozinoviç.

Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh pret që numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të shënojë rënie në vetëm tre javë. Berosh tha në konferencën për shtyp se shkalla e vdekshmërisë në spitalin COVID të Dubravës ishte 68 për qind, nga të cilat 65 kishin tre ose më shumë sëmundje kronike.

Duke krahasuar numrin e të vdekurve me javën e kaluar dhe tre ditët e fundit të kësaj, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Krunoslav Capak, tha se ishte më i vogël.

“Numri i sotëm i pacientëve të ri është më i ulët se shtatë ditë më parë. Nëse shikojmë mesataren tre-ditore, mund të shohim një rënie,” tha Çapak, duke shtuar se katër vende të BE kanë një incidencë më të lartë se Kroacia për një milion banorë.

Top Channel