14:38
Vaksinimi i detyruar/ Fatmir Xhafaj kërkon ashpërsimin e masave: Shifra të pakënaqshme injektimesh! Ja si përgjigjet zv.ministrja Tomini
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugona Tomini, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet mbi ratifikimin e marrëveshjes së arritur mes Këshillit të Ministrave dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen pandemisë, foli dhe në lidhje me situatën epidemiologjike në vend. Tomini u shpreh se gjendja shfaqet e qëndrueshme dhe incidenca e infektimeve gjatë katër javëve të fundit mbetet e qëndrueshme dhe e ulët.