FOTOT/ Erërat e forta ‘fluturojnë’ Papën, rrëzohet në shkallët e avionit

06/12/2021 12:33

Papa Françeksu ka pësuar një incident ndërsa ishte duke ngjitur shkallët e avionit në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Athinë.

Erërat e forta që po frynin sot në zonën e gjerë të aeroportit kanë bërë që Papa të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet.

Rrëzimi ishte i lehtë dhe ai u ngrit sërish në këmbë pa u lënduar me ndihmën e një roje sigurie dhe kur mbërriti në hyrje të avionit, përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit në eventin e tij zyrtar të lamtumirës.

Një skenë e ngjashme, në të cilën Papa Françesku kishte humbur ekuilibrin, kishte ndodhur shtatorin e kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel