Moti i keq si pasojë e një qendre ciklonare të krijuar në detin Adriatik përfshiu vendin nga dje pasdite dhe vijon sot me reshje të dendura nga veriu në jug.

Shefja e zyrës operacionale në Metoalb, Lajda Porja tha në një lidhje live për edicionin e Top Channel se më e keqja tashmë na kaluar në zonat veriore dhe veriperëndimore, ku ka zbritur intensiteti i reshjeve, por pritet të shtohet në zonat jugore, ku do të ketë sasira të konsiderueshme shiu deri në orët e vona të mbrëmjes.

Cikloni ka qenë kryesisht në veri dhe veriperëndim, kanë marrë sasinë më të madhe të reshjeve, ndërkohë që pritet që ky sistem të ketë një zhvillim në jug të vendit, Vlora, Gjirokastra dhe Berati, që do të marrin sasinë më të madhe të reshjeve. Vlora do të ketë më shumë problem parametrin e erërave të forta.

Porja thotë se duke shqyrtuar situatën e deritanishme mendohet se nuk do të ketë një dalje nga shtrati të lumit Vjosa për shkak të reshjeve.

Më tej, shefja e zyrës operacionale tha se do të ketë një përmirësim të situatës ditën e martë dhe të mërkurë por do të shënohen temperatura të ulëta deri në -6 dhe -7 gradë në zonat malore.

Një tjetër ciklon do të zhvillohet në fundjavë, që do të sjellë shira të konsiderueshme në vend.

Top Channel