Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës e vijojnë pa ndërprerje dhe mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të Elbasanit.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë në të gjithë qarkun kanë shënuar rënie gurësh dhe inertesh në disa prej akseve rrugore.

Po ashtu, për shkak të motit të keq ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra, bashkia Prrenjas dhe disa fshatra përreth, po ashtu probleme janë hasur edhe në fidrin nr. 4, në bashkinë Cerrik, i cili sjell mungesa në njësinë administrative Mollas e Pishaj të bashkisë Gramsh.

Top Channel