Moti i keq/ ARRSH njoftim për situatën e rrugëve: Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve. Jemi në gatishmëri

06/12/2021 08:52

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) Mëngjesin e ditës së sotme (6 dhjetor 2021) ka njoftuar të gjithë qytetarët në lidhje me situatën e rrugëve. Gjatë natës kanë rënë reshje me intensitet mesatar dhe për këtë arsye nuk ka pasur probleme në qarkullim në akset nacionale.

Por ARRSH i kërkon të gjithë qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes, pavarësisht se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale

Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë

#UdhëtoniMeKujdesNëDitëtMeShi”, shkruan ARRSH.

Top Channel