Pas reshjeve të vazhdueshme që kanë rënë gjatë gjithë natës në territor dhe që vijojnë ende situata në kaskadën e lumit Drin paraqitet si më poshtë:

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:

Prurjet natyrore në kaskadë janë 1481 m3/s.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

  • Hec Fierzë 270.23 mmnd,
  • Hec Koman 172.27 mmnd,
  • Hec Vau Dejës 74.60mmnd

Prodhimi në të tre HEC-et është :

* Hec Fierzë, 1610 MWh (ditor)

* Hec Koman, 7210 MWh (ditor)

* Hec Vau Dejës, 4130 MWh (ditor)

🟢Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.

#KESH sh.a

#energjiaeshqipërisë

Top Channel