Ndarja nga jeta e Senatorit amerikan Bob Dole/ Balla: Ishte dhe mbeti gjithmonë një mik i madh i shqiptarëve

06/12/2021 12:45

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Senatorit amerikan, Bob Dole.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se 17 vite më parë në Konventën Republikane pati mundësinë të takonte heroin e luftës, kandidatin për President të SHBA, Senatorin Bob Dole.

Sipas Ballës, Senatori Dole ishte dhe mbeti gjithmonë një mik i madh i shqiptarëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Më shumë se 17 vite më parë në Konventën Republikane pata mundësinë të takonim heroin e luftës, kandidatin për President të SHBA, Senatorin Bob Dole. Ishte dhe mbeti gjithmonë një mik i madh i shqiptarëve. U prehsh në paqe Senator Dole!

Top Channel