Eksportet e Turqisë drejt vendeve të BE-së arrijnë në rreth 80 miliardë dollarë

06/12/2021 09:09

Eksportet e Turqisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian në 11 muajt e parë të këtij viti kanë arritur në 78 miliardë e 557 milionë e 731 mijë dollarë duke u rritur me 34.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), eksportet e Turqisë në periudhën janar-nëntor 2021 arritën në 203 miliardë e 141 milionë e 161 mijë dollarë duke u rritur me 33.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.

Në periudhën në fjalë drejt vendeve të BE-së me një rritje 34.3 për qind u realizuan eksporte në vlerën 78 miliardë e 557 milionë e 731 mijë dollarë.

Në 11 muajt e parë të vitit drejt vendeve të BE-së janë kryer më shumë eksporte në industrinë e automjeteve, veshjet e gatshme dhe konfeksione, kimikatet dhe produktet e tyre, çelikun, hekurin dhe metalet jo të hekurta.

Pjesa e eksporteve të kryera për industrinë e automjeteve, veshjet e gatshme dhe konfeksione, kimikatet dhe produktet e tyre, çelikun, hekurin dhe metalet jo të hekurta në vendet e BE-së ka qenë 65 për qind.

Në periudhën në fjalë drejt vendeve të BE-së janë kryer 17 miliardë e 81 milionë e 130 mijë dollarë eksporte në fushën e industrisë së automjeteve, 11 miliardë e 142 milionë e 687 mijë dollarë në veshjet e gatshme dhe konfeksione, 9 miliardë e 39 milionë e 894 mijë dollarë në kimikatet dhe produktet e tyre, 7 miliardë e 582 milionë e 986 mijë dollarë për çelikun dhe 5 miliardë e 825 milionë e 459 mijë dollarë për hekurin dhe metalet jo të hekurta.

Eksportet e kompanive të Stambollit drejt Gjermanisë u rritën 23.1 për qind

Nga vendet e BE-së, eksportet më të larta Turqia i ka realizuar drejt Gjermanisë.

Eksportet e kryera drejt Gjermanisë në periudhën janar-nëntor 2021 arritën në 16 miliardë e 74 milionë e 831 mijë dollarë duke u rritur me 23.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.

Shumica e eksporteve drejt Gjermanisë janë kryer nga Stambolli. Për periudhën në fjalë eksportet e kompanive të Stambollit drejt Gjermanisë u rritën 23.1 për qind duke arritur në vlerën 7 miliardë e 54 milionë e 168 mijë dollarë.

Në 11 muajt e parë të vitit nga Stambolli janë realizuar drejt Italisë 9 miliardë e 597 milionë e 518 mijë dollarë eksporte, në Spanjë 8 miliardë e 435 milionë e 861 mijë dollarë, në Francë 7 miliardë e 613 milionë e 990 mijë dollarë, në Holandë 5 miliardë e 624 milionë e 632 mijë dollarë dhe drejt Rumanisë 4 miliardë e 430 milionë e 662 mijë dollarë eksporte./AA/

Top Channel