Ish-fizioterapisti personal zbulon ritualin e veçantë që bënte Maradona para çdo ndeshje

06/12/2021 12:24

Një nga fizioterapistët e klubit sportiv të Napolit ka rrëfyer detaje nga miqësia e tij e ngushtë me yllin argjentinas të futbollit, Diego Armando Maradona. Salvatore Carmado tregoi se miqësia e tyre zgjati deri në ditën e fundit të tij të jetës dhe gjithçka nisi në dhomat e masazhit të klubit, atëherë kur ylli botëror i futbollit i kërkoi të ishte fizioterapisti i tij personal dhe i askujt tjetër.

Ne u bëmë miq pothuajse menjëherë. Ai u afrua te tavolina, qëndroi pak dhe më shikoi duke punuar. Pas disa minutash, më tha: Ti do të jesh masazhatori im i vetëm”, tregon Carmado.

Sipas tij, Maradona nuk pranoi asnjëherë të prekej nga ndonjë fizioterapist tjetër.

Për t’u shtrirë në barelë, ai priti që të dilnin nga dhoma e zhveshjes të gjithë kolegët e tij. Ne qëndruam aty vetëm. Kështu lindi edhe marrëdhënia jonë personale dhe profesionale”, tha ai.

Carmado zbuloi se ylli argjentinas para çdo ndeshje kishte edhe një ritual.

Maradona më afrohej gjithmonë, më tregonte logon e bluzës, më përqafonte dhe më puthte në kokë. Këtë e bënte gjithmonë”, tregoi fizioterapisti i tij i besuar.

Ai tha se asnjëherë nuk kishte parë një futbollist me një strukturë të tillë muskulare dhe veçanërisht forcën që shfaqte në pjesën e poshtme të trupit.

Ai kishte muskuj aq të mirë sa nuk pati kurrë probleme me to, madje as frakturë dhe as shpim”, tha italiani.

Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Ai lindi në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argjentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors.

Gjithashtu, ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Maradona është fitues i disa trofeve, duke filluar me Kupën e Botës, tre Copa America , UEFA League, Serie A, Kupa e Italisë, Kampion i Argjentinës, Kupa e mbretit dhe Kupa e Ligës së Spanjës.

 

Top Channel