Këngëtarja shkodrane Mukades Çanga rrëfen vështirësitë e karrierës

05/12/2021 22:51

E ftuara speciale këtë javë në Kutinë e Muzikës, ishte këngëtarja e famshme e muzikës shkodrane Mukades Çanga, e cila përveç se solli ritmet e këngës popullore shkodrane në studio nuk ngurroi të ndante për publikun vështirësitë që ajo ka hasur në fillimet e saja.

Ajo tregoi se në regjimin e kaluar, asaj i ishte dashur të punonte në Fabrikën e Tisazhit:

“Ashtu ishte regjimi aso kohe që duhet të punoje, Fabrika e Tisazhit punonte me tri turne edhe bëheshin pëlhura, fatmirësisht unë punova vetëm një vit edhe më pas mu hap rruga edhe kam kënduar.”

Gjithashtu ajo tregoi se ardhja e demokracisë dha një shtysë shumë të madhe në karrierën e saj, e emocionuar Mukades shprehu se:

” Në ’89 së bashku me ansamblin Rozafa, shkuam në Zvicër, mbaj mend që duartrokitjet kanë qenë të mëdhaja sa edhe sot më kujtohen, dhe publiku nuk ndalej dhe thoshte edhe një këngë edhe një.”

E nuk kishte sesi të ndodhte ndryshme në fakt, pasi edhe studioja e së Diellës nuk rezistoj dot pa kërcyer edhe kënduar nën ritmet këngës shkodrane, për ta parë të plotë këtë puntatë klikon linkun mëposhtë:

Top Channel