Moti i keq me reshje intensive shiu ka ‘pushtuar’ të gjithë vendin.

OSSH ka dhënë detaje mbi situatën e furnizimit me energji elektrike, ndërsa njofton se janë hasur probleme me shkarkesat atmosferike.

Sikurse vihet re, vendi ynë vijon te shoqërohet nga moti i keq, sidomos ne 24 orët e fundit, me përshkallëzime te kushteve atmosferike.

Më tej, OSSH njofton se zonat më problematike lidhur me energjinë elektrike janë Dibra dhe Shkodra.

OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet e institucionet janë në punë.

“Impakti i reshjeve, shoqeruar me shkarkesa (rrufe), ne rrjetin elektrik eshte konstatuar ne zonat rurale dhe pjeserisht ne rrethinat e qyteteve Diber dhe Shkoder. Kjo e fundjt, ne disa lagje ka probleme te furnizimit me energji elektrike si pasojet e demtimit te shtylles 35kV. OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat qe furnizojne spitalet, institucionet e rendesise se vecante jane ne pune”, thuhet në njoftimin e OSSH.

Top Channel