Dhjetëra qytetarë të lagjes “Shën Koll” në Elbasan kanë protestuar sot para ndërmarrjes së ujësjellësit për mbifaturimin e ujit të pijshëm.

Qytetarët thonë se për muajin nëntor janë faturuar mbi 20 mijë lekë të reja për rreth 500 m3 ujë që një familje e ka të pamundur t’i konsumojë.

Sipas UKE, problemi është i akumuluar pasi faturisti nuk bënte detyrën. Në këto kushte UKE parashtron si zgjidhje pagesën me këste të përballueshme për qytetarët.

Mosfaturimi korrekt krijon grumbullime të borxheve të cilat më pas rëndojnë në xhepat e qytetarëve, shumica e të cilëve janë pagues të rregull të faturave mujore.

Top Channel