Shkodër/ Moti i keq shkakton defekte në shumë linja elektrike, ja si paraqitet situata në disa bashki të qarkut

06/12/2021 11:08

Moti i keq që ka pushtuar vendin ka mbizotëruar edhe në qarkun e Shkodrës. Kështu gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu në të gjithë territorin e Qarkut të shoqëruara me reshje dëbore në zonat malore në lartësitë mbi 500 m, mbi nivelin e detit.

Ndërsa OSHEE informon se si rezultat i erës së fortë dhe shkarkimeve të natës së mbrëmshme ka shumë linja elektrike që kanë pësuar defekte.

Ka pësuar nje difekt edhe Linja e TL qe furnizon N/ st e Dobracit dhe N/st e Sh 3, ku eshte thyer nje shtylle po bejne te mundur nepermjet nje Vinc per transportimin e nje shtylle 12 ml nga Sh 1 ne Koplik Aktualisht jane me difekt Fiderat 4,5 te N/ St Sh 1, Fiderin Zagore dhe Vrake ne Koplik, F. 7 ne N/ st e Velipojes , si dhe ne Fushe Arrez kemi fiderat Rrape e Qafe Mali dhe Mide ne Bashkine F.Arrez.

Vijojne punimet nga grupet e avarive per riparimin e defekteve.

Nga Autoriteti Verior informohemi se ne te gjitha akset e DRV nuk kane probleme me qarkullimin. Ka vetem renie inertesh te cilat pastrohen nga kontraktoret. Ka patur reshje shiu te shumta ne te gjitha akset. Segmenti Q.Thore- Boge eshte veshtiresisht i kalueshem per mjete te renda dhe me zingjir. Nga AV po punohet me dy mjete te cilet jane te dislokuara (nje fadrome dhe nje borepastruese) per ta bere te kalueshme kete segment, megjithe veshtiresite specifike qe ka. Situata ne te gjitha akset nacionale te Qarkut ne juridiksion te kesaj Drejtorie eshte nen monitorimin e AV.

Ne bashkine Shkoder nuk raportohen probleme, nderkohe ne segmentin Prekal- Shosh- Shale e cila ka prezence debore po punohet nga strukturat e bashkise me nenkontrraktoret per ta mbajtur nen kontroll per kalueshmerine e mjeteve

Ne bashkine Puke nuk kemi probleme te EC vazhdon te kete reshje shiu deri tani nuk raportohen probleme

Ne bashkine Vau Dejes, raportohen permbytje tokash bujqesore ne Njesine Administrative Bushat .Ndersa ne Njesine Administrative Hajmel nuk ka energji elektrike dhe ne disa fshatra te Njesise Administrtative Vau-Dejes ka shkeputje te energjise elektrike,

Ne bashkine Malësi e Madhe nuk ka probleme te veçanta, shqetesim eshte mungesa energjise elektrike kryesisht ne NJA Kastrat, Kelmend e Gruemire. Qafa berdolecit eshte e kalueshme por vazhdon te kete reshje te dendura bore. Shqetesim eshte edhe prroi i Rrjollit ne fshatin Kçar i poshtem.

Dr. e Ujrave Kullimit, Lezhe, informohemi se nga rreshjet e shiut ne argjinaturat e mbrojtjes nga vershimi ujerave deri tani nuk jane konstatuar probleme

Në bashkinë Fushë Arrez vazhdojne reshjet e shitu, deri tani nuk kemi informacion per deme te shkaktuara, ka probleme me furnizimin e energjis elektrike si ne njesine administrative Iballe, Qafe-Mali, Blerim e ne disa fshat Fierze.

Parashikimet e IGEUM.per diten e sotme deri neser jane per intensitet reshjesh te shiut ne te gjithe territorin dhe debores mbi lartesite 500m, kryesisht ne zonat malore te Territorin e Qarkut.

Nepermjet Sektorit te EC dhe Krizave jane deleguar detyra konkrete te gjitha strukturave ligjzbatuese per vemendje te shtuar dhe shfrytezimin e te gjitha kapaciteteve lokale dhe qendrore per emergjencat e pritshme.

Po e monitorojme situaten te gjitha strukturat e EC, drejtorite jane ne terren per te miremenaxhuar situaten e pritshme e cila vijon te jete nen kontroll ne te gjuthe territorin e Qarkut.

 

Top Channel