“Trekëndëshi” Bora-Donald-Beatrix/ Të gjithë po “e sulmojnë”, Romeo i del në krahë të vëllait!

06/12/2021 14:12

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithçka.

Nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Por çuditërisht pa reaguar kishte mbetur edhe i vëllai binjak, Romeo. Pak më parë, me anë të një postimi në llogarinë personale në Instagram të Donaldit, i cili menaxhohet nga Romeo, ky i fundit ka publikuar një video nga përqafimi i ngrohtë dhe mbështetës që pati i vëllai me Trixa-n, gjatë spektaklit. Krahas, duke treguar mbështetje të plotë për gjysmën e tij më të mirë dhe lidhjen që ai ka me këngëtaren, ai shkruan: “Mos ki frikë të thuash të dua”.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel