Torturoi dhe vrau 6-vjeçarin: Njerka e dënuar me burgim të përjetshëm sulmohet në qeli

06/12/2021 14:33

Emma Tustin u ankua se të burgosurat e tjera e kanë goditur në burg dhe e kanë gjuajtur me kripë, por ky trajtim i bërë asaj nuk është asgjë krahasuar me vuajtjet që 32-vjeçarja i shkaktoi djalit të vogël 6-vjeçar të partnerit të vet.

Njerka përbindësh, siç  e quajnë mediat angleze, u dënua me burgim të përjetshëm pasi torturoi dhe vrau thjeshtrin e vet, ndërsa babai i fëmijës u dënua me 21 vite burg pasi nuk u kujdes për të birin, por përkundrazi, e nxiste dhunën e Tustin ndaj tij.

Vogëlushi, Arthur Labinjo-Hughes u përball me torturat e njerkës gjatë periudhës së izolimit, kur duhet të qëndronte i mbyllur në shtëpi me të dhe të atin, teksa e ëma biologjike vuante prapa hekurave një dënim për agresion.

Pasi e ndëshkonte vogëlushin duke e lënë veç të tjerash dhe pa ngrënë, ndërsa ai i lutej për bukë, Tustin ia përplasi kokën duke i shkaktuar një lëndim që rezultoi fatal, e më pas, foton e trupit të pajetë të 6 vjeçarit ia dërgoi babait të tij, Thomas Hughes.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e saj në Solihull të Anglisë.

32-vjeçarja ankohet se të burgosurat e tjera po e kërcënojnë në mënyrë të vazhduar, por opinioni publik nuk është aspak në anën e saj.

Top Channel