Zbulohen tre të armatosurit/ Hynë në lokal me armë, kërkonin kundërshtarin e tyre

06/12/2021 12:33

Eshte zbuluar se cilët jane personat qe u shfaqen me arme dhe me maska në një lokal në Lezhë.

Policia e Lezhës nisi kërkimet menjëherë sapo në mediat u shfaq video kur personat me armë hyjnë në një local por më pas largohen sepse nuk po gjenin atë që kërkonin. Policia e Lezhës kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes, përkatësisht shtetasit Ramazan Rraja, 28 vjeç, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, dhe Roan Brahimi, 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Sipas policisë, autorët e ngjarjes rezultojnë me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve. Arsyeja e armatosjes se tyre ishte konflikti me një person të cilin shkuan ta kërkonin më 13 nëntor në një local por personi që kërkonin nuk ishte atje. Ata më pas janë larguar por gjithçka është filmuar. Policia ka identifikuar edhe personat që ishin në video duke nisur hetimin për moskallzim krimi.

Ndërsa ndaj personave të armatosur ka nisur procedimi penal për “Vrasje” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, e mbetur në tentativë, të kryera në bashkëpunim.

Top Channel