Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën, duke iu uruar një ditë dhe javë të mbarë të gjithë qytetarëve, me një foto nga Kisha e Shën Kollit në Hoçisht të Korçës.

Ndërsa 6 dhjetori përkon me festën e Shën Kollit, Rama Rama uron për qytetarët shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor.

“MIRËMËNGJES, kjo javë nis në një ditë të bekuar, me festën e Shën Kollit ku ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor

* Kisha e Shën Kollit në Hoçisht, Korçë”, shkruan Rama.

6 dhjetori përkon me festën e Shën Nikollit, ipeshkv i shenjtë, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolli lindi në qytetin Patara në rajonin e Liçias në Azinë e vogël (Turqia aktuale) në një familje mjaft të pasur.

Një legjendë tregon që Shën Nikolli ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin. Për këtë episod Shën Nikolli është cilësuar si mbrojtësi i fëmijëve. Po kështu, Shën Nikolli gjithmonë thuhet se u përpoq që të bënte bamirësi fshehurazi dhe ta fshihte nga sytë e botës autorin e këtyre veprave të mira.

Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie.

Shën Nikolli vdiq më 6 dhjetor të vitit 343. Kulti i tij u përhap me shpejtësi në të gjithë Azinë e Vogël. Mjafton të kujtojmë se vetëm në shek. VI, në Kostandinopojë iu kushtuan 25 kisha. Tek varri i tij filluan të organizoheshin pelegrinazhe. Shumë shkrime ne greqisht e në latinisht e bënë të njohur figurën e tij në mbarë botën bizantine-sllave e perëndimore, duke filluar nga Roma e deri në jug të Italisë.

Shën Nikolli është i njohur edhe jashtë botës së krishterë, pasi mendohet se prej tij nis legjenda e Santa Claus-it (Klaus), Babagjyshit që sjell dhurata në fshehtësi.

Top Channel