Policia Kufitare e Morinës ka goditur një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar, me armë zjarri me vete. Si rezultat është arrestuar një 38-vjeçari banues në Durrës, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. N., 38 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar shtetasit K. N., një armë zjarri pistoletë, me fishekë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, të shtetasit: K. N., 38 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, pasagjeri në mjet, shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel