“Ky është fundi i njerëzimit”/ Papa lëshon thirrjen e fortë gjatë vizitës në Greqi

05/12/2021 20:50

Papa Francesku ka bërë një vizitë në ishullin Lesbos, një vendqëndrim emigrantësh duke e quajtur neglizhencën ndaj tyre si “fundosjen e civilizimet”.

Papa e ka ngritur shpesh temën e emigrantëve dhe vizita e tij në kampin e Lesbos vjen pas një thirrje të fortë që ai i lëshoi Europës, duke e cilësuar kontinentin si të përçarë nga egoizmi nacionalist.

“Në Europë ka nga ata që ngulin këmbë se ky problem nuk i takon atyre” tha Papa gjatë dy orëve të qëndrimit në kampin e Lesbos ku 2 220 azilantë jetojnë përkohësisht.

Në ditën e tij të dytë të vizitës në Greqi, Papa takoi fëmijë të azilantëve që qëndronin pas hekurave dhe ndaloi të përshëndeste një djalë të quajtur Mustafa. Më pas, u mblodhën për t;i kënduar psalme dhe këngë të parit të Kishës Katolike.

Papa Françesku paralajmëroi se Mesdheu po bëhet një pllakë e mermertë varri, pa gurët e saj sipër dhe se pas gjithë kësaj kohe shohim se bota ka ndryshua shumë pak lidhur me çështjen e emigracionit.

Ai u shpreh se duhej përballur me problemin dhe jo me njerëzit e varfër, të cilat paguajnë pasojat dhe shpesh përdoren për propagandë politike.

BE është përfshirë në një konflikt me Bjellorusinë teksa nj fluks emigrantësh u dyndën në kufijtë e Polonisë dhe shteteve Baltike.

Gjithashtu një tjetër tragjedi ndodhi në kanalin midis Francës dhe Anglsië ku rreth 27 emigrantë u mbytën në 24 nëntor. Të dyja vendet u zotuan për të marrë masa.

Top Channel